Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët: Kujdes fëmijët nga temperaturat e larta, ky është numri i të prekurve nga kanceri i lëkurës

Lajme 01/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperaturat e larta që shoqërojnë këtë fundjavë deri në 40 gradë celcius ka bërë që qytetarët t’i drejtohen plazheve.
Por mjekët dermatologë i kujtojnë ata të bëjnë kujdes me ekspozimin në diell dhe të mbrojnë mirë lëkurën, pasi numri i të prekurve nga kanceri i lëkurës është në rritje .

“Temperaturat janë shumë të larta dhe kjo shoqërohet dhe me riskun për të pësuar djegie nga ekspozimi i shtuar në diell, veçanërisht në moshën pediatrike kur lëkura e tyre është shumë më e ndjeshme.

Rekomandohet dhe u bëhet apel prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët, të ekspozohen vetëm në orët e para të mëngjesit dhe jo në drekë. Të ekspozohen të lyer me kremera me faktor të lartë mbrojtës, të përdorin kapele dhe syze dielli dhe për fëmijët e vegjël”, thotë Monika Fida, mjeke dermatologe.

Dermatologia Fida thekson se kur lëkura digjet disa herë në moshë të vogël ajo është e predispozuar për të bërë kancer të lëkurës.

“Në momentin që ndodh djegia, sigurisht që lëkura është shumë e dëmtuar, mund të shoqërohet me infeksione të ndryshme. Por nga ana tjetër, në harkun kohor nëse digjemi kur jemi të vegjël, kjo shoqërohet me një risk të lartë për kancerin e lëkurës në moshat adulte. Persona që kanë kaluar djegie të lëkurës në moshën pediatrike më shumë se tre herë janë më të rrezikuar për kancer lëkurë në moshën adulte”, vijon Fida.

Dermatologët i sugjerojnë prindërve që të mos frekuentojnë pishinat e mbipopulluara me fëmijët e tyre ,pasi në to mund të marrin infeksione të ndryshme bakteriale dhe mykotike .

Ata thekosjnë se më parë se qyetarët të futen në pishinë duhet të bëjnë një shpelarje në dush dhe po kështu të lahen qoftë dhe me sapun pas daljes nga pishina./Top Channel/

Artikulli paraprakMomenti kur nxirret nga uji, trupi i pajetë i Sali Gërqinës (Video)
Artikulli i rradhës Policia jep detaje se ku është gjetur trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.