Mjekët në spitalet e mbingarkuara do të marrin udhërrëfyes të cilët do t’i ndihojnë të vendosin se cilët pacientë me koronavirus duhet t’i lënë të vdesin dhe cilët duhet t’i trajtojnë, në rast se mjekimi intensiv mbingarkohet dhe nuk ka ventilator dhe respirator.
‘The Independent’ raporton me burime se kriteret për të marr një vendim të tillë pritet të nxirren sot. Ky udhërrëfyes po bëhet për faktin se Britania po përgatitet që të ketë mbingarkesë të spitaleve sikurse Italia, transmeton Gazeta Shneta.
Udhërrëfyesi do të përfshijë pacientët me gjendje të rëndë respiratorë, me sëmundje të zemrës, kancer dhe diabet. Por ende nuk është e qartë nëse do të ketë edhe një limit të moshës së pacientëve të cilët do të lihen të vdesin.
“Kurrë nuk kemi qenë në një situatë si kjo. Do të ketë presion të madh për shtretër dhe kujdes intensiv”, ka deklaruar burimi për Independent.
Kujtojmë se edhe dje ka pasur raportime nga mediat britanike se shkencëtarët e kanë rekomanduar Qeverinë që të vendos masën e vetizolimit deri në fund të vitit në mënyrë që të parandalohet rreziku i mbingarkesës së spitaleve. /Gazeta Shneta/