Mjekë nga Gjilani ia larguan me sukses një monedhë të hekurt një fëmije nga stomaku ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për fëmijën me inicialet E.M., i moshës 5-vjeçare, identitetin si dhe njëkohësisht edhe rastin që e bëri të ditur Dr. Besnik Elezi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, njofton Gazeta Shneta.
“07.07.2018. Largohen 1 euro nga stomaku femijes 5 vjec E.M”, ka mbishkruar në postim, gjersa i ka bashkangjitur disa fotografi përgjatë operacionit.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se pjesë e stafit të operimit ishin edhe Arta Hajdari, Shkurta Elezi dhe Sulltan Sylejmani./Gazeta Shneta/