Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët në Ortopedi nuk kanë as mantelë për të kryer operacionin

Lajme 28/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Furnizimi me barna dhe materiale shpenzuese kurrë nuk ka qenë më keq në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Aktualisht klinikat e QKUK-së po përballen me gjëra elementare për të kryer shërbimet ndaj pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

Një familjare e një pacienti në Ortopedi u shokua kur mjekët i kërkuan që të blejë mantel për t’ua mundësuar mjekëve hyrjen në sallën e operacionit.

“Nëse bëheni operacion në QKUK/Ortopedi, përpos medikamenteve duhet me ble edhe gjilpëra dhe mantelë për mjekët që të bëjnë operacion. Paramendoni, ja shikoni se si i ka shkruar mjeku se çka duhet. Ja edhe fatura: 10 mantela për 10 mjekë. Kuku bre, çka po ndodh me neve?? Se 10 mjekë do të bëjnë operacion të gjurit. Mjerim, trishtim”, ka shkruar Duda Daka në Facebook.

Gazeta ka raportuar ditë më parë se në klinikat e QKUK-së nuk ka as Betadinë (jod) për pastrimin e varrëve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke përgatitur një sistem të ri të furnizimit nga Lista Esenciale. Ministri Uran Ismaili është zotuar se deri në fund të marsit do të rifillojë furnizimi i rregullt. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE frikshme: Ky është testi që ju tregon se kur do të vdisni
Artikulli i rradhës Çaji i gjetheve të mjedrës dhe vetitë e tij shëndetësore te gratë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.