Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Mjekët pa Kufij’ kundërshtojnë Izraelin për sulmin ndaj punëtorëve të ndihmës

Lajme 04/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata bamirëse shëndetësore, Mjekët pa Kufij, kundërshtoi qëndrimin e Izraelit se sulmi ajror që vrau shtatë punëtorë të ndihmës ishte “një incident fatkeq”, duke thënë se personeli humanitar është sulmuar edhe më herët.

Shtatë punëtorë nga Kuzhina Qendrore Botërore, që ofron ndihma ushqimore në zonat e krizës dhe konfliktit, u vranë kur autokolona e tyre u godit të hënën mbrëma pasi punëtorët kishin zbarkuar 100 tonë ushqime që ishin sjellë në enklavën palestineze përmes detit.

“Ne nuk e pranojmë narrativin për incidente fatkeqe”, tha Christopher Lockyear, sekretar i përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij, gjatë një konference në Gjenevë.

“Ne nuk e pranojmë një narrativ të tillë sepse ajo që i ndodhi autokolonës së Kuzhinës Qendrore Botërore, të Mjekëve pa Kufij dhe strehimoreve është pjesë e sulmeve të qëllimshme ndaj punëtorëve humanitarë, atyre shëndetësorë, gazetarëve, personelit të Kombeve të Bashkuara, shkollave dhe shtëpive”.

Ai shtoi se këtë e kanë thënë për javë të tëra se sulmet e tilla janë të qëllimshme dhe të pamatura.

Lockyear tha se Mjekët pa Kufij vazhdojnë të kenë prani në Gazë edhe pas këtij incidenti, por tha se ekipi përballet me rrezik të përditshëm.

Ai tha se vrasje e punëtorëve të ndihmës tregojnë se masat për të lehtësuar konfliktin ishin të kota “në një luftë që nuk ka rregulla”.

Lockyear i bëri thirrje Izraelit që të hetojë sulmin ndaj një autokolone të organizatës që udhëheq, që ndodhi në nëntor, dhe të hetojë edhe incidentin ndaj Mjekëve pa Kufij në shkurt në strehimoren Al-Mavasi.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Mbi 100 pengje u liruan vitin e kaluar në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Izraeli u përgjigj me një prej sulmeve më vdekjeprurëse dhe shkatërruese ushtarake në Gazë, duke detyruar 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore, në Gazë janë vrarë afër 33.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, or ka thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë./REL

Artikulli paraprakProkuroria njofton se gruaja që sulmoi dje dy gazetaret është ndaluar në mbajtje për 48 orë
Artikulli i rradhës Pacienti që iu transplantua veshka e derrit lirohet nga spitali

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.