Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët që punojnë vetëm në publik do të marrin shtesa deri në 150 euro për 6 muaj me pagën e dhjetorit

Lajme 20/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtesa për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik pritet të ekzekutohet me pagën e dhjetorit.

Mjekët të cilët punojnë vetëm në institucionet e sektorit publik në Kosovë, do të marrin shtesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar se MSh është dakorduar me Ministrinë e Financave që këto shtesa të ekzekutohen me pagën e muajit dhjetor. Shtesat do të jepen retroaktiv për 6 muajt e fundit.

Shtesat do të jenë deri në 25 për qind të pagës bazë apo deri në 150 euro, porse do të varet nga numri i mjekëve që do t’i plotësojnë kriteret.

Këto shtesa do të jepen përmes Rregullores për shtesën e nëpunësit të sistemit shëndetësor, për mjekë specialistë në cilindo nivel të shëndetësisë.

Megjithatë në njërin nga paragrafët e Rregullores thuhet se shuma totale e shtesës nuk mund të jetë më e lartë se 1 për qind e fondeve totale të përdorura nga organizata buxhetore për pagën bazë të zyrtarëve publikë të organizatës buxhetore në të njëjtin vit.

Përveç kritereve të lartpërmendura, neni 5 i kësaj Rregulloreje thotë se për të qenë përfitues i kësaj shtese, mjeku specialist duhet të ketë vlerësim pozitiv të performancës në bazë të indikatorëve të vlerësimit të njësisë përkatëse e dhënë nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, të nënshkruajë deklaratën nën betim, të ketë dëshmi që ndaj tij nuk është duke u zhvilluar hetim apo procedurë gjyqësore, e as nuk është i dënuar për vepër penale lidhur me ushtrimin e detyrës dhe vepra të korrupsionit.

“Pavarësisht përcaktimeve të këtij neni, nuk mund të përfitojnë këtë shtesë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë kontratë pune në një institucion tjetër privat dhe nuk janë pronar/bashkëpronar apo aksionar i një biznesi privat”, thuhet në Nenin 5, pika 2 e rregullores. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRama-studentëve të mjekësisë: Në Gjermani çmimet i keni të larta, 99% të gjërave s’i prekni dot – i shikoni veç nga vitrina
Artikulli i rradhës Aneurizma e aortës abdominale, ena më e madhe e gjakut, me raste kërcënuese për jetën

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.