Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët që u kujdesën për babanë e Thaçit u shkojnë për ngushëllime, familja i falënderon për përkushtimin që treguan

Lajme 20/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët u kujdesën për babanë e tij gjatë muajve të fundit.

Në një mesazh falënderimi, familja Thaçi vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve, të cilët luftuan me të gjitha mundësitë për ta mbajtur në jetë të ndjerin. Disa prej tyre ishin sot të pranishëm në të pamen e hapur për të shprehur ngushëllimet e tyre.

“Gjatë gjithë këtyre muajve, ata nuk ishin vetëm mjekë, infermierë e personel shëndetësor. Ata u bënë edhe pjesë e dhimbjes së familjes! Faleminderit për gjithçka!”, thuhet në mesazhin e familjes Thaçi.

Familja shpreh mirënjohje të përhershme për kujdesin dhe mbështetjen e treguar nga stafi shëndetësor, duke theksuar humanizmin dhe përkushtimin e tyre në momentet më të vështira.

Postimi i plotë:

Një falënderim të madh për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor që u kujdesën për babanë e presidentit Thaçi në QKUK.

Disa nga ta ishin edhe sot për ngushëllime në të pamen e hapur.

Ata luftuan me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër të madhe, duke mos u dorëzuar përballë sfidës më të vështirë: luftës për jetën.

Familja e presidentit Thaçi është përjetësisht mirënjohëse për kujdesin e tyre të palodhur, mbështetjen e vazhdueshme dhe humanizmin që treguan në çdo moment.

Gjatë gjithë këtyre muajve, ata nuk ishin vetëm mjekë, infermierë e personel shëndetësor. Ata u bënë edhe pjesë e dhimbjes së familjes!

Faleminderit për gjithçka!

Artikulli paraprakA mund të udhëtojnë të huajt në Zvicër për të kërkuar trajtim mjekësor?
Artikulli i rradhës Ushqyerja me gji dhe shmangia e pijeve me sheqer mund të zvogëlojë rrezikun e mëvonshëm të mbipeshes tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.