Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët së shpejti do të detyrohen me ligj ta deklarojnë pasurinë

Lajme 23/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 1 mars fillon afati një mujor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë po punon në ndryshime të ligjit për deklarimin e pasurisë.

Me këto ndryshime planifikohet që profesorët universitarë, mjekët në spitale publike, inspektorët e hetuesit policorë të deklarojnë pasurinë e tyre. Ndërkohë me këtë ligj disa kategori që nuk fitojnë shumë nga buxheti i vendit, do të largohen nga lista.

Nga 1 deri më 31 mars, është periudha kohore brenda së cilës zyrtarët publikë bëjnë të ditur pasurinë e tyre. Afër 5mijë zyrtarë, nga presidenti i vendit e më poshtë e kanë obligim ligjor deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në këtë institucion tregojnë për procedurat para fillimit të afatit për deklarim.

“I marrim listat nëpër të gjitha institucionet dhe bëjmë një listë të përbashkët të cilën e publikojmë… jemi në fazën e mbledhjes së kësaj liste dhe jemi ende në kohë…”, ka thënë Afrim Atashi, Agjencia Kundër Korrupsionit

Por, kësaj liste parashihet t’i shtohen edhe zyrtarë tjerë publikë. Është Ministria e Drejtësisë ajo që ka inicuar ndryshime në Ligjin për Deklarimin e Pasurisë dhe Ligjin për Agjencinë Anti korrupsion prej vitit të kaluar.

“E kom mendu që një listë e tillë duhet të rishikohet…”, ka treguar  Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë. Dyfishimin e numrit të atyre që do të deklarojnë pasurinë e konfirmojnë edhe në Agjencinë Anti Korrupsion.

Profesorët në universitete, mjekët e spitaleve publike e inspektorët pritet t’i shtohen numrit të zyrtarëve që do t’I obligojë ligji të raportojnë për pasurinë e tyre.

“Kemi mendime që edhe profesorë të universitetit, doktorët, mjekët në QKUK dhe spitale regjionale, edhe një numër i madh i inspektorëve…”.

Ndërkohë planifikohet heqja nga detyrimi për deklarim nga disa kategori tjera. Mes tyre pritet të jenë edhe rreth 960 asamblistë të Kuvendeve Komunale prej të cilëve më ligji nuk do të kërkojë kontrolle të pasurisë. /gazetaexpress

Artikulli paraprakSeldi tregon të vërtetën e ndarjes me Mimozën, tallet keq me të dhe Ermalin
Artikulli i rradhës Zëri shkon në shtëpi, zbulohen pamje nga festa në familjen e Gjikos dhe Elitës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.