Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët shqiptarë nga Zvicra që ligjëruan në Prishtinë të impresionuar me studentët e mjekësisë

Lajme 08/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët shqiptarë që erdhën nga Zvicra për të mbajtur disa ligjërata dhe ëorkshope në Prishtinë, kanë mbetur të impresionuar nga interesimi i studentëve të mjekësisë.

Nëntë mjekë shqiptar nga Zvicra të organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptar në Zvicër, kanë mbajtur ligjërata dhe ëorkshope për studentët e mjekësisë në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.

Ata kanë mbetur të impresionuar nga interesimi dhe motivi i studentëve për të mësuar nga mjekët e diasporës.

“Ne 9 kolegët nga Zvicra që ligjëruam mbetëm të impresionuar me interesimin dhe interaktivitetin që treguat e mbi të gjitha për motivimin tuaj për të mësuar trajtimin e mirëfilltë mjekësor të bazuar në efikasitet empirik shkencor”, thuhet në një komunikatë të Lidhjes.

Kardiologu i njohur Prof. Dr. Florim Cuculi i cili ishte një nga ligjëruesit, ka thënë se niveli i studentëve në Prishtinë është i njëjtë me ata në Zvicër.

“Pyetjet e tyre ishin shumë interesante, të tilla që unë nuk kisha dëgjuar te studentët e mi. Ata ishin të etur për dije e njohuri dhe kjo rini është shpresa e Kosovës”, ka thënë Cuculi në një deklaratë për albinfo.ch.

 “Studentët e mjekësisë në Prishtinë, në të njëjtin nivel me studentët zviceranë”. Ai e ka thënë këtë në fund të kongresit Sëiss Medical School të organizuar në Prishtinë nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës me pjesëmarrjen e rreth 200 studentëve e mjekëve të rinj të Kosovës.

Në këtë ngjarje shkencore kanë ligjëruar mjekët: Mentor Bilalli, Florim Cuculi, Valbona Hysenaj Miftari, Naim Mehmeti, Gazmend Haliti, Bujar Sopi, Afrore Suka Qorolli, Alban Y. Neziri, Flamur Mushica. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëta janë kandidatët për rektor të UP-së, ndër ta edhe ish-sekretari i MSH-së
Artikulli i rradhës Zhvillim shpresëdhënës në drejtim të presionit të lartë të gjakut të patrajtueshëm

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.