Prahne Smith është nëna e 5 fëmijëve, të cilës doktorët i thanë që nuk do të mund të mbetej kurrë shtatzënë, madje as me IVF. Por, me kombinim të vendosmërisë, përkushtimit dhe magjisë, ajo e dëshmoj të kundërtën shkruan Kids Pot transmeton Gazeta Shneta.
Në vitin 2001 ajo ishte diagnostifikuar me një anomali në kromozome të quajtur Sindroma Triple X. Ajo kishte shkuar te doktori por ai e kishte rekomanduar atë të shkonte te një specialist.
”Gratë kanë kromozomin XX, burrat XY, ndërsa unë kisha XXX”- tregoj ajo. Kjo sindromë prekë zakonisht 1 në 1000 gra, edhe pse disa prej tyre mund të lindin lehtë disa të tjera i qon edhe në menopauzë të parakohshme.
Lajmi i rëndë që morri
Pas konsultës me gjinekologun e saj, ajo kishte vetëm 3% mundësi të mbetej shtatzënë, madje edhe pas intervenimit. Ajo kishte hyrë tashmë në menopauzë dhe do duhej intervenim në hormonet e saj.
”Pra duhet të pi ilaçe”- ajo pyeti doktorin
”Në fakt jo, ti je ilaçi. Ti nuk do të mund të mbetesh shtatzënë as pas intervenimit”- i tha doktori asaj.
”Kush je ti që më thua se unë smund të mbetem shtatzënë”- vazhdoi ajo. ”Është e drejta ime” – përfundoj
Në fund të atij viti, ajo mbeti shtatzënë me vajzën e saj të parë. Trupi i saj ishte i lodhur dhe ajo madje as nuk mund ta ushqente me gji.
Në momentet kur ajo dhe burri i saj po mendonin të adoptonin një fëmijë, ndodhi surpriza e dytë. Prahne e kuptoi që ishte shtatzënë për herë të dytë. Nuk ishte një proces i lehtë. Asaj i duhej të skanohej 2 herë në javë dhe të merrte rrugë 200km çdo ditë.
Kështu atyre ju ndodhën mrekulli të vazhdueshme deri kur lindën fëmijën e tyre të pestë. Njëra nga vajzat e saj lindi me një tjetër çrregullim për të cilin shkenca thotë që as ajo nuk mund të ketë fëmijë, por Prahne e beson të kundërtën.
”Diagnoza e parë mund të ju humbasë shpresat por shikomëni mua,” Prahnee duke folur për infertilitetin. “Duhet ta merrni atë dhe ta procesoni tutje – Ka shumë gjëra që mund të bëni. Merrni mendime të më shumë se një doktori, konsultohuni”.