Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët vazhdojnë të ikin nga Kosova edhe pas rritjes së pagave

Lajme 01/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pagat e mjekëve dhe të infermierëve janë rritur me miratimin e Ligjeve në Kuvendin e Kosovës, kjo gjë nuk po i ndal mjekët të ikin nga Kosova.

Pikërisht paga konsiderohet si arsyeja kryesore që infermierët dhe mjekët po ikin, ku destinacion të tyre më të shpeshtë kanë Gjermaninë.

Në 3 mujorin e parë të këtij viti, rreth 37 mjekë specialistë kanë ikur nga vendi ynë, derisa gjatë vitit 2018 janë larguar gjithsej 154 mjekë specialist.

“Në Odën e Mjekëve janë gjithsej 154 kërkesa që nga marrja e kompetencave, duke marrë parasysh se nuk kemi informatë se për cilin vend janë kërkuar ato. Ndërsa për 3 mujorin e parë të 2019-ës janë gjithsej 37 kërkesa për të kaluarën etike”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Kjo situatë po shihet si alarmante nga kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, ‘për momentin nuk kemi statistika, por sa mund të them unë është, prej takimit tim të fundit në Bruksel, shifrat janë alarmante’, tha Blerim Syla.

Mirëpo në gjithë këtë valë të ikjes sipas tij, kalimi i ligjeve për paga, situata ka nisur të stabilizohet.

Ndërkaq, këshilltari politik i ministrit Ismaili, Albatrit Matoshi ka thënë se orientimet kryesore të MSH-së janë përmirësimi i kushteve dhe krijimi i mundësive për edukim profesional për të gjitha kuadrot mjekësore.

Gjermania është vendi numër një që po kërkon punëtorë shëndetësorë nga jashtë, ku bën pjesë edhe Kosova. Me ligjin e ri për Pagat, mjekët specialist tani marrin 1195 euro, ndërsa infermierët nga 537 në 525 euro./Lajmi.net/

Artikulli paraprakNënat që janë të rrepta janë çelësi i suksesit në jetën e fëmijës së tyre
Artikulli i rradhës Rrethoret me rrota, një zgjedhje e rrezikshme për fëmijët që çdo prind duhet të dijë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.