Mjekja e Klinikës së Ortopedisë në QKUK Dr. Vjollca Islami është sulmuar nga qentë mëngjesin e së enjtes, derisa po shkonte në klinikë.
Ajo tregon se është sulmuar në hapësirën ku është ndërtuar parkingu i ri nga QKUK. “Fatmirësisht e kam pas qadrën dhe me të kam luftuar, kam piskatur shumë. Kam luftuar me ta dhe kjo ka zgjatur. Derisa me disa u kacafytsha, një tjetër më kafshojke”, ka treguar doktoresha për Klan Kosova.
Ajo thotë se sulme të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe QKUK nuk ka ndërmarr asgjë. “Do ta padis komunën dhe QKUK-në, kush është kompetente për këtë punë”, ka deklaruar ajo.
Sulme të tilla kanë ndodhur edhe më herët nga qentë endacak në hapësirat e QKUK-së. Kjo e fundit vitin e kaluar pati kërkuar një zgjidhje nga Agjencioni i Veterinarisë por qentë vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat e QKUK-së duke rrezikuar edhe pacientët. /Gazeta Shneta/