Një gjykatë holandeze ka aprovuar kërkesën e disa familjeve, të cilët duan të testojnë ADN-në e mjekut të një klinike për fertilitet, i cili ishte akuzuar që ka përdorë spermën e tij në qindra raste.
Jan Karbaat dyshohet që është babai i afërsisht 60 fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë përmes teknikës IVF të realizuar në qendrën Bijdrop në afërsi të Rotterdam.
Testimet do të zhvillohet me gjërat që janë marrë nga shtëpia e tij, pasi që ai kishte vdekur në prill të këtij viti në moshën 89 vjeçare.
Klinika e tij ishte mbyllur në vitin 2009, pas raportimeve se ai kishte falsifikuar të dhënat, analizat dhe përshkrimet e donatorëve, dhe se kishte tejkaluar numrin e lejuar të gjashtë fëmijëve për donator.
Në qoftë se AND-ja e fëmijëve është e njëjtë me të mjekut, atëherë fëmijët mund ta padisin atë, mbi bazën që nuk do të duhet të ekzistonin.