Shefi i ekipit të mjekëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Dr. Bashkim Gllareva, ka deklaruar se pas detektimit të dy pasagjerëve pozitiv me koronavirus, testit i është nënshtruar edhe ai vet dhe fatmirësisht ka rezultuar negativ.
“Dy lajme te mira, personalisht COVID-19 negativ, shume i lumtur qe do munden sonte ti perqafoj femit e mi dhe gruan pas 74 ore pune, i merzitur qe prinderit nuk do mundem ti shoh, e me i lumtur qe do mund te jap kontribut per vendin tim!”.
“Detektimi i dy rasteve ne ANP, ne porten hyrese bashke me Dr. Emirjon Haxhiu, bashk me Inf. Fetije Gojnovcin, u beme mjek, infermier e shofer! Bashke ja dalim, rrini ne shpi! Te gjithe te prekurve sherim te shpejt!”, ka shkruar Gllareva në Facebook.
Kujtojmë se një çift të fejuarish kanë ateruar sot në ANP nga Londra dhe të dy kanë rezultuar pozitiv në analizat laboratorike për koronavirus Covid-19, duke çuar numrin e të prekurve në 15. /Gazeta Shneta/