Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i QKUK-së përfshihet në debatin për shaminë, thotë se duhet të ruhet tradita e familjes shqiptare

Lajme 13/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i QKUK-së Dr. Florim Zejnullahu është përfshirë në debatin e ditëve të fundit për (mos)lejmin e shamisë në shkolla.

Zejnullahu ka thënë se nuk ka ndonjë mendim për këtë çështje, por është pro ruajtjes së traditës familjare shqiptare.

“Pra, shamia dhe hoxha e xhamia, nuk mund të jenë temë para traditës dhe kulturës familjare që me shekuj trashëguam nga të parët tanë me fanatizëm”, ka deklaruar Zejnullahu.

Ai ka deklaruar se sipas Prof. Dr. Behxhet Canhasi në ligjëratat e Fakultetit të Mjekësisë, puberteti i femrave shqiptare ishte më i vonshmi ngase ato nuk i ishin ekspozuar “skenave dhe akteve imorale”.

“A e dini një fakt, që puberteti në trojet shqiptare, sidomos ai i femres ka qenë më i vonshmi se sa te kombet tjera- citoj Prof.Dr. Behxhet Canhasi, nga ligjëratat në FM- Puberteti i femres shqiptare ishte më i vonshmi ngase ajo nuk ishte ekspozuar, skenave dhe akteve imorale. Shikimi i temave të paduhura në televizor e gjetiu bënë që fëmijët dhe adoleshentët të deformohen në aspekt moral dhe jetësor”, ka shkruar Zejnullahu.

Lexoni shkrimin e tij të plotë:

Unë s’ kam koment rreth temës së patemë shamisë, është si çdo temë që te ne merr kahjen e paduhur.

Ne jemi shqiptar, ndryshuam nëpër shekuj sepse ishim të robëruar dhe deri vonë rregullat për të jetuar na i vendosnin të tjerët, por traditat dhe zakonet u ruajtën me fanatizëm deri në ditët tona.

Ne nuk kemi nevoj që të marrim model mënyrën e jetesës së një kombi dhe kombeve tjera. Ne trashëguam familjen dhe kombin më të mirë dhe duhet të krenohemi me brezat që me fanatizëm u shkrinë për identitetin e vet shqiptar.

Familja është qelizë ku përmes saj shqiptarët thyen çdo armik, sepse në te buronte pastërtia dhe rregulli i të jetuarit dinjëtetshëm.

Aty diheshin punët e secilit e edhe rregullat diheshin, ishte e rregulluar koha  e bukës,e gjumit, kush mund ta merr fjalen, sasia e zërit në shtëpi, të ngritesh në këmb kur hynë dikush,etj

Dhe ne po tentojmë përëndimin, që ç’thurëm çdo gjë të mirë që e patëm, familjen, dhe arabo- turqizmin që synon traditat kulturo-historike.

Ne nuk kem nevoj të marrim dhe lakmojmë nga askush, ne duhet të jemi të qëndrueshëm dhe konzistent ashtu si ishin brezat tanë që të tjerët të marrin nga ne, sepse gjenetikisht ne jemi kombi më i evoluar ngase kur kemi patur ne qytete e mbretëri përëndimi ka jetuar në shpella e kur kemi njohur ne Zot, arabët skan besuar fare dhe kanë jetuar si bagëtit.

Te ne nuk e ka puthur baba nanen nër sy të fëmijëve, apo në publik, ka qenë familja dhe i tërë kombi fanatik në çështje të moralit, gjë që ndodh në përendim dhe në kombet e ç’thurur dhe nuk ndodhin aktet imorale me martesa në afërsi gjaku, si në shtetet e lindjes turko-arabe që është e ndaluar fetarisht  dhe shkencërisht, për shkak të deformiteteve që tash më janë të vërtetuar.

A e dini një fakt, që puberteti në trojet shqiptare, sidomos ai i femres ka qenë më i vonshmi se sa te kombet tjera- citoj Prof.Dr. Behxhet Canhasi, nga ligjëratat në FM- Puberteti i femres shqiptare ishte më i vonshmi ngase ajo nuk ishte ekspozuar, skenave dhe akteve imorale.

Shikimi i temave të paduhura në televizor e gjetiu bënë që fëmijët dhe adoleshentët të deformohen në aspekt moral dhe jetësor.

Pra edhe në aspektin shkencor na duhet ajo familja me traditë të fortë shqiptare, që trashëguam deri në ditët e sotshme!

Pra, shamia dhe hoxha e xhamia, nuk mund të jenë temë para traditës dhe kulturës familjare që me shekuj trashëguam nga të parët tanë me fanatizëm.

“Ruaju nga të mirat dhe të këqiat”

Përëndimi është i mirë që na punësoj, ngritëm standartin, morem model jetën e tyre, por në shumë raste u degjeneruam dhe u bëmë më zi se ata.

Nga lindja morëm fenë më të re që njeh njerëzimi, por në shumë raste degjeneruam duke u munduar të dukemi si arab e bile të ham me grushta si arab.

Ta duam vetveten më shumë se të tjerët, me përgjegjësi të plotë mund të them se jemi kombi më i pastërt në botë, dhe mos të lejojmë të na degjenerojnë lindja dhe perendimi, sepse sot kem mundësi dhe kushte shumë më të mira se baballarët tanë që t’i kundervihemi çdo agresioni që cënon traditen dhe kulturën tonë.

Artikulli paraprakQytetarët ankohen për shtrenjtimin e barnave
Artikulli i rradhës A mund të shkaktojë ndikim infektimi me linë e majmunëve në shtatzëni?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.