Vdekja e kardiologut invaziv Dr. Sami Gjoka ka pikëlluar zemrat e kolegëve të tij të cilët e kanë përkujtuar të ndjerin si njeri, kolegë dhe kontribuues në shendetësinë e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
“Lajmi për vdekjen e Dr. Samiut, na pikëlloj pa masë, ishte një shok, koleg, dhe mjek i shkelqyer, do të na mungoj, u preft ne paqë shpirti i tij. Ngushllime, kolegeve, miqeve e sidomos familjës së tij”, ka shkruar Dr. Agim Krasniqi.
“Me pikëllim të thellë e me dhimbje të madhe sot morëm lajmin e nderjes nga ne të kolegut e shoku tonë, kardiologut – dr. Sami Gjoka. Do të na mungosh Sami! Do të të kujtojmë me mall, dhimbje e krenari. Shpirti yt u prehtë në paqen e amshueshme. Ngushëllime, familjes, kolegëve, miqëve e pacientëve, për humbjen e dhimbshme të doktor Samiut”, ka shkruar Dr. Gani Bajraktari.
“U prehtë në parajsë kolegu Dr. Sami Gjoka”, ka shkruar Dr. Daut Gorani.
“Me zemër të thyer për humbjen e kolegut tonë”, ka shkruar Dr. Aurora Bakalli.