Një mjek nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka postuar një nervozë të tij në rrjetet sociale.
Dr Bujar Imeri ka mbetur i irrituar nga një vizitë që pati në kujdestarinë e tij në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Dr Imeri tregoi si një pacient e vizitoi në 2 të natës pasi s’po i hahej buka dhe kërkoi t’i bëhej një ekzaminim me ultrazë.
“Nuk po i hahet buka që 1 muaj diçka dhe vjen në 2 të natës në qendrën terciare QKUK për USG”, shkroi ndër të tjera Dr Imeri.
Ndryshe, në këtë kohë të kujdestarisë shpesh ndodh që mjekët të jenë në gjumë. /Gazeta Shneta/