Mjeku Avdyl Sopaj nga Suhareka, anëtar i LDK-së, ka marr pjesë në konventën për shëndetësi të kandidates për kryeministre Vjosa Osmani.
Sopaj ka marr fjalën në fund të konventës dhe ka thënë se Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga LDK në qeverisjen e Isa Mustafës, ka qenë më e dobëta.
“Shëndetësia, të gjithë e dimë, nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe është lënë në dorë të minoritarëve. Edhe në mandatin e qeverisjes së kryeministrit Isa Mustafa, kjo ministri ka qenë më e dobëta. Nuk e di a pajtoheni a jo”, ka deklaruar Sopaj. /Gazeta Shneta/