Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku që ia dëshironte fitoren PDK-së, zgjedhet drejtor në Spitalin e Gjilanit

Lajme 24/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Nysret Hajrullahu është zgjedhur drejtor i Spitalit të Gjilanit. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ai ishte mobilizuar për të përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës

Kanë përfunduar procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. Për këtë pozitë kanë konkurruar gjashtë kandidatë, katër të brendshëm dhe dy nga jashtë, shkruan Gazeta Shneta.

Dr. Nysret Hajrullahu ka dalë fitues ndaj kundër kandidatëve Enver Murtezi, Ukshin Ismajli, Gëzim Shala, Agron Leka dhe Ardian Foniqi.

Hajrullahu, tani drejtor i Spitalit, më parë ka qenë drejtor Klinik i këtij institucioni.

Por përveç profesionit të tij, ai është marrë edhe me politikë. Të paktën në zgjedhjet e 2014-tës ai ka përkrahur fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës.

Madje ishte angazhuar edhe të mblidhte mantelbardhët për tubime të PDK-së, për të promovuar “Misionin e Ri” të asaj kohe.

“Të nderuar punëtorë të shëndetësisë, ju falenderoj që sot jeni me ne. Ne sot ju kemi ftu që të ju shpalosim programin për ‘misionin e ri’. Mision i cili që nga 9 qershori do të filloj të realizohet andaj faleminderit që jeni sot me ne”, kishte deklaruar Hajrullahu në një tubim të mbajtur gjatë fushatës zgjedhore në qershor të vitit 2014.

Spitali i Gjilanit është në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë udhëhiqet nga PDK me ministër Uran Ismajlin.

Kjo parti njihet për ndikimin në institucionet shëndetësore. Po në vitin 2014, PDK kishte rehatuar dajën e Adem Grabovcit, Curr Gjocaj, në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEmrat e bebeve që prindërit pendohen që ju kanë vënë foshnjave të tyre
Artikulli i rradhës Pozicionet e gjumit për bebet: Çfarë është e sigurtë dhe çfarë jo

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.