Në spitalin gjerman ‘Brüderkrankenhaus St. Josef‘ të Paderbornit për herë të parë ka filluar përdorimi i sistemit robotik kirurgjik ‘da Vinci’, pajisja e cila përdoret për navigim në procedurat kirurgjike.
Përmes këtij roboti, rritet efikasiteti dhe saktësia në procedurat kirurgjike të ndryshme minimal invazive, shkruan Gazeta Shneta.
E për herë të parë këtë sistem robotik në këtë spital e ka sjellur mjeku nga Kosova, kirurgu torakal, Dr. Arbër Lahu, bashkë me kolegun e tij, Dr. Guido Scholz.
Në artikullin e publikuar nga faqja e këtij spitali, shkruhet se kjo është hera e parë që ky robot përdorët për intervenimet kirurgjike torakale, duke potencuar se kjo është e ardhmja e procedurave minimal-invazive. /Gazeta Shneta/






