Pavarësisht donacioneve nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si dhe buxhetit të ndarë për dikasterin e Shëndetësisë, shtretërit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duket se nuk po e ofrojnë komoditetin e duhur për pacientët.
Një qytetar në formë anonime ka dërguar një fotografi për RTV Dukagjini, e cila tregon gjendjen jo të mirë të shtretërve në QKUK, ku njëri nga ta po detyrohet të mbahet në një objekt ndërtimor, përkatësisht tullë.
Fotografia pretendohet të jetë bërë në Repratin e Neurologjisë.