Në jetën tonë të të përditshme, ne menaxhojmë përgjegjësitë personale për veten tonë dhe për miqtë si dhe familjen, përveç detyrimeve tona profesionale, nuk është çudi që disa takime, dhe rezervime të mos arrijmë t’i realizojmë, por këto në aspektin profesional mund të jenë shumë më të kushtueshme në kohë dhe para.
Kostoja totale e takimeve të humbura të kujdesit shëndetësor çdo vit në Shtetet e Bashkuara është një vlerë astronomike prej 150 miliardë dollarësh. Çdo hapësirë bosh, e papërdorur, i kushton një mjeku rreth 60 minuta dhe 200 dollarë amerikanë.
Në tërë vendin kjo ndodhë jashtëzakonisht shumë, dhe shifra totale e humbjeve arrin deri në 150 miliardë dollarë, transmeton Gazeta Shneta.
Një takim mjekësor i humbur mund të paraqesë rreziqe serioze shëndetësore për pacientët, pasi kjo mund të nënkuptojë ndryshimin midis ekzaminimit të sëmundjes herët apo vonë.
Sistemet shëndetësore mund të përdorin një “rregullore” që udhëzon pacientët që të bëjnë planifikimin e shërbimit,sipas kërkesave klinike dhe operacionale të mjekëve të tyre, departamenteve dhe pajisjeve.
Dihet fare mirë që industria e kujdesit shëndetësor ka qenë e ngadalshme në miratimin e teknologjive të përshtatshme të përdorimit për pacientë. Megjithatë, lajmi i mirë për sistemet shëndetësore është se takimet e humbura të kujdesit shëndetësor mund të adresohen dhe minimizohen me këto rekomandime./Gazeta Shneta/