Njerëzit që kanë asmë ose gjendje të tjera të mushkërive nuk duhet të mbajnë maskë në fytyrë sepse kjo e vështirëson frymëmarrjen, kanë paralajmëruar ekspertët.
Por, personat me sëmundje të mushkërive dhe personat asmatik duhet të qëndrojnë larg njëri tjetir rreth dy metra në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
maska mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mbajtur larg pikat e infektuara. Por, për disa njerëz me asmë, të veshësh një maskë në fytyrë mund të mos jetë e lehtë.
Sipas tyre, kjo mund ta vështirësojë që ata të mund të marrin frymë. Gjithashtu, janë këshilluar këta persona që nuk kanë nevojë të veshin maska por duhet të qëndrojnë larg njëri tjetrit.
Gjithashtu, maska nuk duhet të përdoret as për fëmijët nën moshën 2 vjeçe ose nga ata që e kanë të vështirë ta menaxhojnë si duhet.
Për shembull, fëmijët në moshë fillore të pakontrolluar ose ata me sëmundje të frymëmarrjes.
Për njerëzit që vuajnë nga asma, çrregullimi pulmonar obstruktiv kronik, fibroza cistike, bronkiti kronik, emfizema ose kanceri i mushkërive mbajtja e maskave është shumë e vështirë.
Specialisti i imunologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Nju Jorkut, Dr. Purvi Parikh tha këta persona mund të kenë nevojë për maskë më shumë sesa personat e tjerë, por mund të jetë sfiduese për të marrë frymë. /GazetaShneta/