Përgjatë fundjavës pritet të jetë mot i ftohtë, me borë dhe erë.
Temperaturat minimale priten të zbresin deri në -11C, kurse maksimalet deri në -5C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“13.02 – Shumë ftohtë, me erë. Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, vende-vende edhe me intensitet mesatar.
14.02 – Shumë ftohtë, me erë, kryesisht vranët. Reshjet e borës vazhdojnë edhe paradite. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/