Moti në fundjavë pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje bore.
Temperaturat minimale do të jenë deri në -1C, kurse maksimalet deri në 4C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, gjatë ditës të përziera edhe me shi në vise të ulëta. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.
21.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore. Nga Dukagjini të përziera edhe me shi, e më vonë priten vetëm reshje bore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e borës mund të jenë më të dendura.”, thuhet në postim./GazetaShneta/