Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë me rrebeshe shiu e temperatura të ulëta.
Temperatura minimale pritet të zbres deri në -4C të mërkurën, kurse maksimalja do të ketë rënie të martën, 4C, kurse të premten do të arrijë deri në 15C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“27.03 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe, që më vonë pasdite mund të jenë edhe në formë rrebeshesh me bubullima.
28.03 – Ftohtë e me erë. Vransira të ndryshueshme me mundësi për rrebeshe të dobëta bore pasdite.
29.03 – Fillimisht kthjellime e ngrica. Ditën vransira kalimtare, por pa të reshura.
30.03 – Intervale me diell paradite. Ditën vransira të ndryshueshme.
31.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes reshje kalimtare shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/