Moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë me kthjellime dhe intervale me diell.Kurse, nga dita e mërkurë do të ketë reshje bore dhe rënie të temperaturave.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2C dhe 0C, ndërsa të enjten do të pësojnë rënie deri në -4C.Në anën tjetër, temperaturat maksimale do të zbresin deri në 4C, ndërsa deri të premtën do të pësojnë rritje deri në 12C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“5.04 – Në mëngjes më ftohtë e me ngrica, e mbeten ende vransira, por pa të reshura. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.
6.04 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e priten edhe të reshura shiu, derisa në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore.
7.04 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit, derisa në vise kodrinoro-malore do të ketë vetëm reshje bore.
8.04 – Mbetet mot i ftohtë, në mëngjes edhe me ngrica. Ditën me vransira të ndryshueshme, e përreth viseve kodrinoro-malore priten edhe rrebeshe të dobëta bore, derisa në vise më të ulëta të përziera edhe me shi.
9.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes me ngrica.”, thuhet në postim./GazetaShneta/





