Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të sjell temperatura të larta dhe të nxehta në vendin tonë.
Minimalja që do të shënohet këtë javë do të jetë 10C, të premten, kurse maksimalja do të arrijë deri në 38C të martën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“24.07 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell.
25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.
26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë. Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend.
27.07 – Më freskët, me vransira e diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
28.07 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





