Mot kryesisht me diell sot, ja temperaturat

2017-04-25 në ora 07:26

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.