Gjatë natës apo orëve të hershme të mëngjesit në shumë pjesë të Kosovës pritet një valë e re reshjesh apo rrebeshesh shiu, pak më intensive në Dukagjin, por këto reshje nuk do të zgjasin shumë.
Dita e enjten vijon me ndërprerje të reshjeve dhe gjatë ditës mund të krijohen kushte edhe për intervale kohore me diell.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sepse do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.
Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar.
Temperaturat maksimale deri në 15 gradë Celsius.




