Në këtë fundjavë pritet të jetë mot shumë i ftohtë dhe me borë.
Temperaturat minimale priten të zbresin nga -6 deri në -11C, kurse ato maksimalet nga -4C e deri në 1C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“16.01 – Mot i ftohtë, me erë dhe vransira të ndryshueshme, herë herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.
17.01 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira. Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/