Në ditët në vijim, në kryeqytet, pritet të mbizotëroj mot i ndryshueshëm.
PrishtinaWeather ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje lokale të shiut dhe gjithashtu rënie të lehtë të temperaturave, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, fillimi i javës pritet të jetë kryesisht me diell, në mëngjes pritet të jetë mot i ftohtë, e në viset e ulëta edhe me mjegull.
Që nga dita e mërkurë do të mbizotëroj mot me vranësira, kurse të enjten me mundësi për reshje lokale të shiut.
“Të premten e shtunën më shumë vransira, temperaturat në rënie.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/