Moti në Kosovë, ja kur nisin reshjet e shiut

2017-11-07 në ora 07:59

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira , intervale me diell dhe me reshje lokale të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen të bien  nesër, por që në veriperëndim dhe perëndim të vendit reshje mund të ketë edhe ditëve tjera.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.