Java e fundit e muajit dhjetor pritet të jetë me mot stabil.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 deri në 3C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 12C të martën, dhe më pas do të zbres deri në 8C e 9C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“26.12 – Kthjellime dhe diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.
28.12 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
29.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.
30.12 – Kryesisht me vransira.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/