Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë jostabil. Reshje shiu e vranësira pritet të jenë të pranishme gjatë javës së ardhshme.
Temperatura minimale e cila do të shënohet javën e ardhshme do të jetë 5C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 16C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“17.04 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit.
18.04 – Vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Pasdite të shoqëruara edhe me bubullimë.
19.04 – Vransira e intervale me diell. Nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.
20.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu e bubullimë.
21.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/