Ditët e para të muajit maj priten të shënohen me mot të ndryshueshëm.
Temperatura minimale e cila do të shënohet është 5C, të premten, kurse maksimalja do të arrijë deri në 20C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“1.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
2.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.
3.05 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. Më vonë pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullimë.
4.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu.
5.05 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
Era do të fryjë nga juglindja, të martën edhe mesatarisht e fuqishme 7-16m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesish përreth vlerave normale.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





