Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i ngrohtë, mirëpo edhe i ndryshueshëm.
Temperatura minimale që do të shënohet këtë javë do të jetë 9C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 24C, të mërkurën shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“22.05 – Intervale me diell paradite. Pasdit më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
23.05 – Më shumë diell paradite. Më vonë pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
24.05 – Më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e më vonë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë.
25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.
26.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.”, thueht në njoftim. /Gazeta Shneta/