Java e ardhshme pritet të përcjell një mot stabil dhe të nxehtë.
Temperatura minimale që do të shënohet këtë javë do të jetë 10C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 31C, të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“19.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.
20.06 – Intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.
21.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
22.06 – Shumë ngrohtë dhe me diell. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
23.06 – Kryesisht me diell e nxehtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh me bubullimë orëve të vona të pasdites.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





