Ditët e para të muajit korrik do të jenë të nxehta dhe me diell.
Temperatura minimale do të jetë 14C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 28C të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“3.07 – Më nxehtë e kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
4.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
5.07 – Paradite intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
6.07 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.
7.07 – Fillimisht me diell, e pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





