E diela e kësaj jave pritet të shënoj mot me intervale me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në Prishtinë do të shënohet temperatura maksimale prej 31C, ndërsa minimalja deri në 12C transmeton Gazeta Shneta.
“Të dielen do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell, Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha . Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/