Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli kurse reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.