Fushat e presionit të ulët që sollën motin jostabil gjatë ditëve të fundit, gradualisht po zhvendosen nga rajoni ynë në lindje, duke i hapur rrugë fushave anticiklonike nga Afrika veriore që të depërtojnë mbi Mesdhe, që pritet të kushtëzojnë mot më stabil gjatë fundjavës dhe intervale më të gjata me diell.
Gjatë ditës së sotme në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të shtrëngatave që vende-vende mund të sjellin reshje më intenzive dhe breshër. /Gazeta Shneta/