Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moti sot më i butë, në vikend rikthehen reshjet e borës

Lajme 30/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas motit me borë në fillim të javës, në ditët në vijim edhe dy turbullira pritet të kalojnë nga rajoni ynë që do të sjellin mot të vranët dhe me shi, e në disa pjesë të rajonit, ditën e nesërme, sidomos në Shqipëri, mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

Në fundjavë turbullira e dytë gradualisht do të sjellë edhe masa të ftohta arktike, ku nën këto kushte edhe reshjet e shiu do të shndërrohen në borë, njofton PrishtinaWeather, transmeton Gazeta Shneta.

Të enjten nën ndikimin e turbullirës së parë, që do të kalojë më në veri të rajonit, do të kemi masa më të ngrohta ajrore, që do të sjellin mot më të butë, por të vranët, me erëra të fuqishme jugore, kohëpaskohe me reshje shiu, që në perëndim të vendit, vende-vende mund të jenë më intenzive. Reshjet do të jenë më të vazhdueshme në orët e mbrëmjes.

Të premten pritet të mbajë mot i vranët, me reshje më të vazhdueshme shiu, ndërsa në vise malore mbi 1500m me reshje bore.

Në fundjavë me ardhjen e turbullirës së dytë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu, e gjatë orëve të mbrëmjes të përziera edhe me reshje bore, që me rënie të temperaturave do të shndërrohen në borë.

Temperaturat maksimale të enjten do të shënojnë rritje deri në 12C, e nga dita e premte do të luhaten nga 4C deri në 7C, ndërsa minimalet do të luhaten nga 1C deri në 3C, e ditën e diel do të zbresin edhe nën 0C.

Të enjten parashihet të fryejë erë më e fuqishme nga jugu-juglindja 5-13m/s, me hove deri në 17m/s, e në fundjavë nga veriu-verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 30 nëntor 2017
Artikulli i rradhës Barnat e reja kanë shtuar jetëgjatësinë e të prekurve nga HIV

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.