Të premten një front i ftohtë do të kalojë nga lindja e rajonit, ku në orët e pasdites dhe mbrëmje do të sjellë mundësi për riga lokale shiu.
Në fundjavë do të mbajë mot me vransira të pjesëshme dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta, priten mundësi për mjegull.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -2C deri në 3C, e maksimale nga 12C deri në 14C.
Era do të fryejë lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.