Moti në vendin tonë parashihet të kemi reshje të përziera shiu dhe bore, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Nuk përjashtohet mundësia që vende-vende të ketë edhe reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku maksimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e ato maksimale në fundjavë do të zbresin deri në -1C, e në fillim të javës së ardhshme deri në -5C.
Era do të fryejë mesatare nga verilindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.