Mbi vendin tonë sot do të mbretërojë mot kryesisht i ftohtë dhe me vranësira të pjesshme.
Derisa në mëngjes në ultësira ka mundësi edhe për mjegull, shkruan Gazeta Shneta.
Në orët e pasdites dhe në mbrëmje kohë pas kohe do të ketë edhe reshje të dobëta të borës.
Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C.