Sot gjatë ditës do të mbajë mot i butë dhe me erë, me vransira dhe diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C.
Të enjten do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme, 3-6m/s, e nga e premta erë mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s.