Moti sot, mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht me reshje bore, të cilat gradualisht gjatë ditës mund të shndërrohen në reshje lokale shiu.
Derisa vende vende, pritet të bie shi i akullt, transmeton Gazeta Shneta.
Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C.
Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.