Moti sot do të jetë kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat e ajrit, deri të shtunën do të luhaten mbi vlera mesatare, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimale prej 13C deri në 17C.
Nga dita e diel do të pësojnë rënie në të dy vlerat, minimalet deri në 0C, e maksimalet deri në 5C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme, nga jugu-jugperëndimi 4-11m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.