Dita e sotme do të karakterizohet me mot kryesisht i vranët derisa kohëpaskohe priten edhe riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera.
Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C. Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.
Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.